Foto/ Dueli ndaj Kosovës, FSHF zbulon çmimet modeste të kombëtares

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve luan një takim mjaft delikat këtë të martë, teksa do të pres në "Elbasan Arena" Kosovën, në kuadër të takimit kualifikues të Europianit 2021.

Dy pikë në 4 takime e bëjnë këtë 90 minutësh mjaft interesant, me kombëtaren e drejtuar nga Alban Bushi që do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin 3 kualifikues.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Kosova ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, duke qëndruar në vendin e tretë në grup me 6 pikë. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar edhe çmimet e biletave, shifra modeste për të parë një duel interesant mes Shqipërisë dhe Kosovës.

EMISIONET