Formula e stabilitetit: Kontroll minimal ligjor, kontroll plotësues kriminal

Formula e stabilitetit: Kontroll minimal ligjor, kontroll plotësues

Kastriot Myftaraj ka shpjeguar në emisionin e tij "Ju flet Moska" sesi funksionin formula e stabilitetetit: Kontroll minimal ligjor, kontroll plotësues kriminal. Sipas tij kjo formulë po aplikohet nga ndërkombëtarët në vendin tonë.

Kastriot Myftaraj: Ndodhi një atentat ndaj një automjet ku është e vështirë të kuptosh kush ishte objektivi, për shkak se nuk ndodh në vendet ku ka minimum të shtetit të së drejtës, që prokurori i shtetit të jetë në atë shoqëri që ishte prokurori i Durrësit.

Ngjarje të tilla ka shumë, disa të njohura, disa të panjohura. Ka gjyqtarë që i janë bërë atentate jashtë shtetit dhe nuk i kanë treguar fare në Shqipëri.

Të gjitha këto kanë një shkak madhor, është ky shkak madhor që të rriten këto specie në xhunglën e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.

Kanë një klimë të përshtatshme. Janë si dinozaurët. Dinozaurët u zhdukën kur ndryshoi klima. 

Cila klimë i mban këta dinozaura që nuk duhet të mbijetojnë në shtetin ligjor?

Klima e përshtatshme për ta është ajo formula e stabilitetit që kanë zgjedhur ndërkombëtarët për vende si Shqipëria.

Kjo formulë është sa e thjeshtë aq e ndërlikuar. Kjo përmblidhet kështu: Kontroll minimal ligjor mbi vendin dhe kontrolli plotësues të jetë kriminal.

Pse kontrolli ligjor duhet të jetë minimal?! Duhet të jetë sa më shumë, por ndërkombëtarët e dinë që kontrolli ligjor do jetë minimal sepse kanë zgjedhur për partnerë njerëz të këqij.

Nuk mund të shkojë një njeri i mirë që e do Shqipërinë të bëjë partneritet me Serbinë për shengenin ballkanik.

Të gjitha ato institucionet që duhet të ushtronin kontrollin ligjor mbi shoqërinë, mbi vendin, të bënin atë rendin ligjor, të gjitha këto ushtrojnë kontroll minimal sepse qëllimi i tyre është ti përdorin institucionet për të zhvatur.

Atëherë si do ushtrohet kontrolli plotësues?

Kontrolli plotësues do ushtrohet me anë të krimit.

Macron ua tha hapur bullgarëve, jeni një shtet mafioz. 12 vjet pas hyrjes në BE, presidenti i Francës i thotë Bullgarisë që keni një mafie të madhe, që e toleron shteti, e mbështet shteti.

Atë që dinë për Bullgarinë e dinë edhe për Serbinë apo për Shqipërinë, por janë pajtuar me këtë formulë.

Sa të ekzistojë kjo specie, ky lloj krijesash shoqërore -shtetërore që mund ti quajmë, pra  që të dalim nga formula e stabilitetit nga ku del një specie e kryqëzuar që është pushtetar kriminel, pushtetar mafioz, prokuror mafioz, oficer policie mafioz atëherë nuk kemi për të patur ato që kërkojmë, as drejtësi, as mirëqenie.

Duke qenë synimi i të huajve stabiliteti, atyre do tu japësh si shpërblim zhvatjen dhe si partner krimin e organizuar. Në këtë mënyrë kryeministri vihet në rolin e kumbarit të mafies.

EMISIONET