U zhvilluan takimet e para të grupeve E, F. H dhe G në UEFA Champions League, me duelet që prodhuan edhe shumë surpriza. Kampionët në fuqi, Liverpool e nisi me humbje këtë fushatë, teksa u mposht me rezultatin 2-0 nga Napoli.

Heroi i takimit ishte Dries Mertens, i cili në minutën e 81-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutat e fundit, blerja më e re e Napolit, Fernando Llorente vulosi shifrat në 2-0. Kjo fitore i ngjit italianët në vendin e dytë të grupit E, pasi kryesimi mbahet nga Salzburg. Austriakët shkatërruan me shifrat 6-2 Genk.

Protagonist i kësaj jave të parë ishte pikërisht sulmuesi i Salzburg, Erlind Haland, i cili realizoi një tripletë. Ndërkohë në grupin F, Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Borussia Dortmund.

Në "Signal Iduna Park", spanjollët ishin me fat, pasi një super-Ter Stegen ndali vrullin e verdhezinjve që kishin rastin më të mirë për të shënuar. Mirëpo, Marco Reus nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u prit nga gardiani gjerman.

Në grupin G, Leipzig merr komandën pas fitores 2-1 ndaj Benfikës. Timo Werner shkëlqeu me një dopietë, ndërsa rrjeta e Seferovic shërbeu për statistikë. Në këtë grup garojnë edhe Lyon e Zenit që u ndalën në barazim 1-1.

Surpriza edhe në grupin H, me fituesit e Europa League, Chelsea që ra në shtëpi, 1-0 ndaj Valencias. Fitore komode për Ajax, që mposhti 3-0 Lille.

Rezultatet e plota: 






















/Ora News.tv/