VIDEO/ Bayern Munich "shtyp" kundërshtarin, Juventus drithëron dhe merr 3 pikët

VIDEO/ Bayern Munich "shtyp" kundërshtarin, Juventus

Bayern Munich është bërë ekipi i parë që kualifikohet në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League. Gjermanët mposhtën 2-0 Olympiacos, duke u ngjitur në krye të grupit B me pikë të plota, 12 të tilla.

Robert Lewandowski dhe Ivan Perisic shënuan golat me vlerën e 3 pikëve për Bayern. Tashmë, gjermanët numërojnë 8 pikë më shumë se Tottenham, i cili ndjek me 4 pikë, por ka zhvilluar katër duele më pak.

Fitore drithëruese mori Juventusi, i cili mposhti 2-1 Lokomotivën e Zagrebit. Goli i Douglas Costa në minutën e tretë shtesë i dha 3 pikët bardhezinjve, që ngjiten në krye të grupit D me 10 pikë. Ndërkohë, moskotivët "heqin" dorë nga Champions League, pasi numërojnë 3 pikë, por është në garë për një biletë në raundin e 1/32-ave të UEFA Europa League.









EMISIONET