Frocat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana dhe Shkodra kanë evakuuar banorët në zonat e Fushë Krujës.

Grupi i FNSH nga Tirana i ka ardhur në ndihmë banorëve të Dervenit. Ndërsa FNSH-ja e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë banorëve  në Bubq, ura e Gjolës, Nord Park.

Ndërkohë janë nxjerrë edhe automjetet që kanë qenë të bllokuara. 

FNSH e pajisur me dy varka, pajisje dhe veshje speciale dhe një automjet "IVECO", kanë evakuuar dhjetra banorë e automjete që rrezikoheshin nga uji.

/Ora News.tv/