"Fluturojnë" qiratë, apartamentet në Tiranë 20% më shtrenjtë

"Fluturojnë" qiratë, apartamentet në Tiranë 20%

Tregu i qirave në kryeqytet ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Agjentët imobiliar sqarojnë se  çmimet janë shtrenjtuar me 20% si pasojë e kërkesës së lartë. Ndërkohë çmimi i shitjes së   apartamenteve është disi më i qëndrueshëm, ndërsa ekspertët ngrenë pikëpyetje për  shitjen e ndërtimeve të reja. Vitet e fundit në vend ka rënë trend i emigrantëve që vijnë në verë për të blerë apartamente në Shqipëri.

Nëse keni ndërmend të merni një shtëpi me qira atëherë do të duhet të paguani 20 % më shumë para për të njëjtën banesë në krahasim me një vit më parë.

Konsulentët imobiliarë shpjegojnë se kryeqyteti ka kërkesë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

Pavarësisht se kostot e jetesës janë rritur, niveli i pagave ka mbetur i njëjtë prej disa vitesh.

Albenc Sila: Tregu i qirave gjithmonë ka qenë në rritje, sidomos këto vitet e fundit është rritur. Apartamentet e vogla poshtë 500 euro kanë pasur rritje 20%, mbi 500 euro me 10%. Tirana është kryeqendra, ka njerëz që duan të punojnë, janë shtuar të huajt që vinë me biznese dhe pa biznese, gjatë periudhës së verës ka turistë që përdorin apartamente ditorë.

Ndërkohë çmimet e shitjes së aparatamenteve kanë qenë më stabël, pavarësisht ndërtimeve të shumta, sidomos në kryeqytet.

Albenc Sila: Nuk dihet sesi do të shkojë. Është një boom ndërtimesh. Nuk mendoj se do të ketë treg për ti blerë ato. Shumë prej tyre ndërtohen me klering, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Për disa vite me radhë emigrantët kanë pasur shumë impakt në blerjen e apartamenteve, sidomos gjatë verës, por mesa duket ky trend është zbehur.

Albenc Sila: Ka 10 vjet që kjo ka rënë. Para 10 vitesh kishte një interes shumë të madh, pastaj filloi kriza në Europë, në Greqi, filluan emigrantët të vinin dhe të shisnin apartamentet që i kishin blerë këtu.

Ekspertët shpjegojnë se pamundësia ekonomike ka bërë që familjet, të rinjtë dhe studentët të shtojnë kërkesat për apartamente me qira.

Madje kohët e fundit konstatohet se më të kërkuarat janë hyrjet e vogla që kushtojnë më pak.

Rriten qiratë 1+1

Qendra                  40- 50 mijë lekë

Brenda Unazës       30 -32 mijë lekë mijë lekë

Zona Periferike       20-25 mijë lekë

EMISIONET