Flet vëllai i Bilbil Hasanit që u vetëvar në qeli: Vuante nga probleme mendore, s'na njoftuan për vdekjen

Bilbil Hasani, 43 vjeçari që u vetëvar në burgun 313 është ndaluar në 8 dhjetor, pasi është akuzuar se ka vjedhur një portofol në një autobus urban.

Në materialin e prokurorisë thuhet se në portofol gjendeshin 15 200 lekë. Ndaj tij, me kërkesë të policisë gjykata kishte vendosur  masa e "arrestit me burg" dhe kalimi i çështjes në gjykim.

Sipas familjareve prej 18 vitesh ai vuante nga sëmundjet mendore. Vëllai i tij shprehet se autoritetet nuk njoftuan familjen për vdekjet.

"Kemi paraqit kartat e identitetit për tu regjistruar për takim. Aty na kanë thënë që nuk jeton më. Nuk kanë kontaktuar as ne as avokatin. Më pas na thanë që drejtohuni tek morgu se e keni aty. Ai ishte i sëmurë, ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik dhe merrte kemp prej më shumë se 15 vitesh. Ai humbi jetën për shkak të padrejtësive sa i përket neglizhencës dhe procedurave". 

Tashmë ILD ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura në këtë ngjarja.



EMISIONET