"Kam frikë për sigurinë e prindërve të mi. Klima është shumë armiqësore". Kështu ka deklaruar motra e Kostandin Kacifas, i cili u vra në Bularat, pasi hap zjarr ndaj forcave Renea.

Reagimi i motrës, Ermioni erdhi pas akteve të fundit, ku u ndalua puna për memorialin e Kacifas.

Duke folur për gazetën greke "Protothema" motra e Kacifas tha se do të ndërtonin një memorial të vogël në kujtim të vëllait të saj.

"Kishim shumë punë duke ngarkuar 400 pllaka, tulla, 40 thasë me rërë dhe çimento, dhe gjithashtu ndërtuam rezervuare uji për punën. Në mëngjes prindërit shkuan në vend dhe panë që të gjitha ishin shkatërruar. Është një tjetër element i terrorit që prindërit e mi po përjetojnë atje. Kam frikë për sigurinë e prindërve të mi. Klima është shumë armiqësore.", u shpreh Ermioni Kacifas.

Pak ditë më parë Vangjel Barka banues në Gjirokastër është vënë nën hetim pasi tentoi të ndërtojë një memorial grekut të vrarë nga policia shqiptare pasi hapi zjarr ndaj tyre, Kostandin Kacifas.

Me kërkesë të familjes së 35-vjeçarit, Barka kishte nisur ndërtimin e një brezi betoni, duke përgatitur terrenin ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është dhe 1 vjetori i vdekjes se tij.

/Ora News.tv/