Eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkoi që të punohet më tepër për integrimin në BE. Sipas tij situata politike mbetet e njëjtë, ndërsa kërkoi që qytetarët të mos presin vetëm nga politik, por të angazhohet shoqëria civile. 

Zgjidhja për tranzicionin mbetet shoqëria civile, por me kushtin që të ketë edhe përfshirje të qytetarëve. Eurodeputeti Knut Fleckenstein nga konferenca për Dimensionin Social në Ballkanin Perëndimor tha se nëse qytetarët presin vetëm nga politika, atëherë humbasin.

Knut Fleckenstein: Nëse shoqëria civile nuk përfshin qytetarët atëherë është një skemë teorike. Inkurajoj shoqërinë civile që të mendojë se çfarë mund të ndërmarrim. Nëse presim vetëm nga politika, ne humbasim.

Sipas Fleckenstein, asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me situatën politike, por kërkon bashkëpunim për integrimin në BE.

Knut Fleckenstein: Asgjë nuk ka ndryshuar që nga hera ime e fundit këtu.Për mua është shumë e rëndësishme që në situata të tilla të vështira, shoqëria civile të jetë e angazhuar.Ne duam lajme të mira nga ky vend që kjo ta ndihmojë Shqipërinë në Këshillin e Bashkimit Europian në qershor.

Ndërsa, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Sussane Schutz duke iu referuar të dhënave të organizatës botërore të punës për vendin tonë tha se duhen patur parasysh deficitet social.

Sussane Schutz: 61% e popullësisë është e punësuar në tregun informal dhe kjo është më e larta në Europë. Kjo tregon se duhet të kemi parasysh defiçitet sociale.Të gjitha masat duhet të kenë efekte pozitive për popullatën, me paga të duhura dhe të drejta.

Ndërsa, zv ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri nënvizoi se përpjekjet për integrimin në BE kanë qenë më tepër në aspektin ligjor dhe politik, duke e lenë disi pas anën shoqërore.

Fleckenstein dhe disa eurodeputetë ishin në Shqipëri në fund të shkurtit. Fleckenstein tha se ka ardhur koha që Shqipëria të dëshmojë që problemet i zgjidh vetë.

Knut Fleckenstein: Jo,  ka ardhur koha që ky vend të dëshmojë se i zgjidh vetë problemet e veta. Nuk është viti i parë, por 30 vjet pas rënies së regjimit, nëse të gjitha palët do të dëshironim jam e sigurtë që ne mund të gjenim një mënyrë për ti mbështetur ata. Por mos na i transferoni ne problemet për tia zgjidhur ne, këtë problem. Ky është problem që do të duhet të zgjidhet nga pakica dhe shumica e këtij vendi.

/Ora News.tv/