Flasin për RTV Ora gratë që protestuan: Borchardt do ta ndjekim hap pas hapi

Flasin për RTV Ora gratë që protestuan: Borchardt do ta ndjekim

Për herë të dytë, ambasadori i OSBE në Tiranë Bern Borchardt përballet me protestat kundër tij.

Në samitin e pestë për zhvillimin e medies, ndërsa Borchard fliste për rëndësinë e projektligjit antishpifje, gra dhe vajza banore të unazës së re por jo vetëm , me pankarta në duar hynë në sallë duke kërkuar largimin e ambasadorit.

Megjithëse Borchardt kërkoi largimin e tyre nga salla, protestueset qëndruan për disa minuta nën thirrjet “Borchard ik nga Shqipëria”.

Protestuesja: “Një orë e më parë duhet të ikë nga Shqipëria. Ai nuk është I denjë as për OSBE. Ai duhet të jetë një shembull jo të vijë të ofendojë shqiptarët”   

Shkak është bërë sjellja e tij pak javë më parë gjatë protestës që banorët e unazës urganizuan para drejtorisë së policies

Duke mos dashur të komentojë mbi atë situatë ambasadori i OSBE vijoj fjalën e tij në lidhje me zhvillimin e medies në Shqipëri.

Gratë e Unazës së Re për Rtv Ora shprehen se do të jenë të pranishme me protesta ndaj ambasadorit në cdo aktivitet që ai do të jetë i pranishëm

Protestuesja: “Kudo që të jetë ne do shkojmë të protestojmë kundër tij. Veprimi është ofendues do na ketë hap pas hapi deri kur të shpallet non grata.”

Në forumin e 5 për zhvillimin e medies, I pranishëm ishte dhe ambasadori i BE Luigi Soreca i cili foli në lidhje me kompetencat e AMA mbi medien që për të ëshët i pakuptimtë. 

EMISIONET