Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein i kërkon Shqipërisë të vijojë me reformën në drejtësi, si kusht për hapjen e negociatave në qershor. Sa i përket situatës së krijuar në Shqipëri dhe vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Fleckenstein i kërkon politikës më shumë maturi dhe sjellje demokratike.

Situata politike në vend ka shqetësuar edhe Brukselin. Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ka kërkuar Shqipërisë më shumë maturi politike.

Duke ju referuar protestës, Fleckenstein e ka bërë të qartë se sjelljet demokratike dhe paqësore janë parakusht për arritjen e objektivit kombëtar të hapjes së negociatave për anëtarësim gjatë këtij viti.

Gent Cakaj garantoi raportuesin për Shqipërinë për vijimësinë e reformave në sistemin e drejtëasisë, si kusht për të marrë marrë një dritë jeshile nga vendet skeptike të Bashkimit Europian.

Në vijim të vizitës në Bruksel, Ministri i Jashtëm në detyrë zhvilloi edhe disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.


/Ora News.tv/