Tirana mori fitoren e parë pas 18 takimesh mungesë në një derbi. Bardheblutë ia arritën të mposhtin 2-1 Partizanin në një ndeshje mjaft të luftuar.

Pas takimit, presidenti i klubit 24 herë kampion të vendit, Refik Halili, në një prononcim për "Ora News" me gazetarin Altin Sulçe u shpreh se kjo fitore ishte e shumëpritur në klub, teksa falenderoi zotin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen e dhënë.

"Ishte një fitore e bukur, e mirë, e shumë pritur prej shumë vitesh. Kënaqësia është shumë e madhe. Falenderoj, zotin, lojtarët dhe tifozët, që janë mërzitur shumë me ne, sidomos me mua. Është një gjë e mirë që falenderuam punonjësit për shpëtimin e jetëve gjatë tragjedisë pas tërmetit. E kemi treguar veten nga veriu në jug dhe tërmeti ishte një gjë e rëndë. Shpresoj që mos të ndodh një gjë e tillë. Unë nuk kam se çfarë të them më për këtë ndeshje. Falenderoj skuadrën, falenderoj tifozët dhe futbollistët për këtë fitore. Shpresoj që të ecim përpara pasi kemi objektiva dhe kontigjentin".

/Ora News.tv/