Zgjedhjet për guvernator në shtetin e Kentucky, SHBA u fitua nga Demokratët me në krye Andy Beshear.

Kjo fitore është vjen si një “goditje” për presidentin Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Shteti i Kentucky ishte në kontroll të republikanëve ndërkohë që, Beshear fitoi me shumicë votash ndaj kundërshtarit të tij politik Matt Bevin.

Ky i fundit ka deklaruar se i gjithë procesi i votimit është shoqëruar me parregullsi.

Trump mbështeti kandidatin republikan, Bevin në një fushatë mbrëmjen e të hënës në Kentucky.

Ai ka ironizuar se nëse Bevin do të humasë përpara demokratit Beshear, kritikët kundër Trumpit do ta etiketojnë si humbja më e madhe në historinë e republikanëve.

Kujtojmë që në vitin 2016 presidenti Trump fitoi me një shumicë votash ndaj kundërshtares politike, Hilary Clinton me një diferencë prej 30% të votave.

Edhe pse SHBA është një vit larg zgjedhjeve presidenciale, rezultatet e së martës shihen si një reflektim i popullaritetit në rënie të Donald Trump sidomos dhe pas akuzave për bisedën me presidentin e Ukrainës.

/Ora News.tv/