VIDEO/ Fenomeni Messi udhëheq Barcelonën drejt finales së Championsit

Barcelona është praktikisht në finalen e UEFA Champions League për sezonin 2018-2019.

Katalanasit mposhtën 3-0 Liverpool në takimin e parë gjysëmfinal, falë një paraqitje fenomenale të yllit të saj, Lionel Messi. "Pleshti" argjentinas vonoi për të dalë në skenë, por pasi doli dhuroi një nga shfaqjet më të bukura të këtij viti.

Ylli i katalanasve realizoi një dopietë personale në këtë 90 minutësh, duke thelluar distancën me ndjekësit në garën për golashënuesin e kompeticionit me 12 gola.

Llogaritë e takimit të luajtur në "Camp Nou" i hapi Luis Suarez, i cili shfrytëzoi në maksimum një top të hedhur në zonë nga Alba. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që një aksion fenomenal i Barcelonës në minutën e 75-të nxori në pah vlerat e Lionel Messit.

Argjentinasi ishte në vendin e duhur për të kontrolluar sferën e përplasur në traversë nga Suarez dhe me portën gjysëm të boshatisur realizoi për 2-0. Pak minuta më pas, Messi nxori një "perlë" nga repertori i tij. Një goditje dënimi nga rreth 30 metra përfundoi në këndin më të lartë të portës së Alisson për të hedhur një këmbë në finalen e madhe të kompeticionit.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

Mbyllet takimi. Barcelona me një këmbë në finale. 

81' Fenomenal Messi. Realizon një perlë nga goditja e denimit, duke "kualfikuar" Barcelonen në finale. 



75' Aksion i rrjedhshëm i Barcelonës, Suarez godet por sfera ndalet nga traversa. Aty perfiton Messi dhe 2-0. 



60' Zëvendësim te Barcelona, Courinho i le vendin Semedo

58' Ter Stegen bën mrekullinë, pozicionim fantastik ndaj goditjes së Milner

46' Liverpool e nis në sulm, goditja e Milner devijohet në këndore nga Ter Stegen 

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur me avantazhin minimal 1-0 të Barcelonës pjesa e parë e takimit mes Katalanasve dhe Liverpool, i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të UEFA Champions League. Një 45 minutësh spektakolar ky i zhvilluar në "Camp Nou", por mjaftoi një gol i Suarez në minutën e 28-të për të vulosur rezultatin e pjesës së parë.

45' Akordohen 3 minuta shtesë

39'  Lenglet tërheq nga fanella Salah, faull për Liverpool dhe karton i verdhë për mbrojtësin e Barcelonës

28' Depërtim i Alba nga e majta, mbrojtesi sherben per Suarez i cili e devijon drejt portes. Barcelona kalon ne avantazh



20' Naby Keita lë fushën e blertë i dëmtuar, vendin e tij e merr Henderson

15' Coutinho shumë pranë golit, goditja e tij shkon larg shtyllës pingule, por anulohet gjithçka për pozicion jashtë loje të brazilianit.

3' Barcelona merr iniciativën, por nuk arrin të çajë në mbrojtjen e Liverpool

1' Nis takimi në "Camp Nou". Topi i parë nga qendra niset nga Liverpool

Për ta ndjekur Live klikoni këtu: 

Formacionet zyrtare:


Të gatshëm:

 

EMISIONET