FIFA i bllokoi merkaton, reagon Flamurtari: Prisni zyrtarizimin e ri!

Vetëm pak minuta pasi u zyrtarizua vendimi i FIFA-s për të bllokuar merkaton e Flamurtarit për 3 sesionet e radhës ka ardhur edhe reagimi i klubit vlonjat.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kuqezinjtë nuk ia kanë vënë aspak veshin kësaj mase.

Madje, kanë shkuar edhe më larg, teksa kanë pohuar se në ditët e ardhshme, tifozët do të njihen me përforcimet e radhës.

"Flamurtari Football Club vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të Janarit. Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bera nga Flamurtari F.C.," thuhet në reagimin e klubit që mbyll klasifikimin e Kategorisë Superiore.

EMISIONET