Fier, zjarr në një sipërfaqe me pyje në Seman

Një zjarr ka rënë në sipërfaqen me pyje në Seman të Fierit. Flakët janë përhapur mesditën e sotme dhe kanë përfshirë kryesisht zonën jo ekonomike të pyllit bregdetar.

Shërbimi zjarrfikës ka konstatuar se janë djegur rreth 1 hektare sipërfaqe, por që nuk kanë shkaktuar dëme ekonomike dhe nuk kanë prekur kurorën pyjore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 2 automjete zjarrfikëse, të cilat po ndihmohen edhe me pompa shpine për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

EMISIONET