I zuri rrugën autobusi i plazhit, fieraku merr armën në makinë dhe qëllon në ajër

I zuri rrugën autobusi i plazhit, fieraku merr armën në

Një debat për zënien e rrugës ka përfunduar me të shtëna arme në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur "Kulla e ujit".

Një person, i identifikuar tashmë nga policia e Fierit, ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër, duke i prerë rrugën një autobusi linje plazhi në zonën e Semanit, i mbushur me pasagjerë.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, personi mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit të linjës, i cili kishte ndaluar në rrugë, duke i kërkuar që të hapë rrugën.

Në debat e sipër për hapjen e rrugës, drejtuesi i makinës private ka hyre në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilët kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij.

Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET