Fier, makina përplaset me motoçikletën, vdes 65-vjeçari

Fier, makina përplaset me motoçikletën, vdes 65-vjeçari

Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier.

Mësohet se viktima është Ded Ndoi, i cili po udhëtonte me motoçikleta kur është përplasur me një makinë në Bypassin e Fierit.

"Sot rreth orës 15:15,  në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë", sqaron policia.

24-vjeçari që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

EMISIONET