Festë për gjelin e detit në Fier, ankohen fermerët: Shitjet kanë rënë

Festë për gjelin e detit në Fier, ankohen fermerët: Shitjet

Festa e Gjelit të Detit në Fier u kthye në një panair ankesash nga fermerët. Ata u ankuan për rënie të shitjeve edhe pse në krahasim me një vit më parë, çmimi nis me 700 lek për kilogram.

Fermerët e Cakranit i kanë kushtuar një festë të veçantë Gjelit të Detit, shpendit të konsideruar Mbret i Tavolinës së festive të Vitit të Ri.

Mbarështuesit nuk e kanë rritur çmimin, por ankohen se shitjet kanë rënë.

Ashtu si një vit më parë, gjeli shitet me 700 lek për kilogram, ndërsa pula 100 lek më shumë.

Në panair u prezantuan edhe të gatuar me përsheshin tradicional, krahas gatimeve të tjera të zonës.

Synimi është promovimi i produktit lokal dhe afrimi i blerësve me fermerët.

Cakrani është një prej zonave të njohura për mbarështimin e gjelit të detit, ku disa fermerë i çojnë tufat deri në 500 shpendë, por vit pas viti ata janë ankuar për rënien e shitjeve, pavarësisht se siç thonë janë përpjekur të mos rrisin çmimet.

EMISIONET