Festat e 28-29 nëntorit bëjnë bashkë emigrantët e vendeve skandinave

Festat e 28-29 nëntorit bëjnë bashkë emigrantët e

Emigrantë nga vendet skandinave janë bërë bashkë në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit. Edhe pse kanë qenë të larguar prej disa dekadash nga vendi i tyre i lindjes ata i kanë kushtuar vëmendje ruajtjes dhe përhapjes së kulturës, e traditës.

Emina Hoti e njohur si 'marigoja' shqiptare në Norvegji është një emigrante dhe atdhetare që ka kontribuuar në përhapjen e traditës shqiptare në përhapjen e veshjeve tradicionale. 

Hoti: Vepra të mira, të bukura, për kombin tonë të dashur që një ditë do ta shohim si një trup të vetëm dhe të ndritur. Çdo gjë ka kufi, pos kombit për atdhe unë bëra pak, por atë që dita, munda ta bëj. 

Të ftuar në këtë aktivitet ishin edhe shkrimtarë, e historianë që kanë diskutuar në lidhje me sfidat e emigrantëve shqiptarë për mbrojtjen e gjuhës edhe zakoneve.

EMISIONET