‘Sherri’ publik mes reperëve Fero dhe Samir, i njohur se S4MM duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Ishte Fero ai që e konsideroi Samirin si interpretuesin më të keq dhe kopjues të muzikës së huaj kur ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”.

Nuk ka munguar reagimi i reperit tjetër, që ka bërë një postim në Instagram duke shkruajtur: “Këtë javë do lajmë hesape me disa.”

Nuk dihet nëse këtë shkrim ia dedikon Feros për deklaratën që bëri në emisionin e së shtunës apo do sjellë ndonjë projekt të ri që do jetë diss.

Mbetet për tu parë se si do lahen hesapet.

/Ora News.tv/