Ferdinand Xhaferraj: PS zgjodhi ministrin e Brendshëm nga familje mafioze

Ferdinand Xhaferraj: PS zgjodhi ministrin e Brendshëm nga familje mafioze

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, ferdinand Xhaferri, vijon takimet për riorganizimin e strukturave të partisë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Gjatë takimit me demokratët në zonën e Spitallës, Xhaferraj  u kërkoi të kuptojnë situatën aktuale dhe të reagojnë fort.

Xhaferraj tha se përballë nuk kanë një forcë politike normale me të cilën duhet të konkurrojmë në mënyrë demokratike, por kemi të bëjmë me një regjim, i cili duhet të konkurrohet me gjuhën e Kukësit.

Xhaferraj: Ne duhet të bëhemi gati të flasim në gjuhën e Kukësit. 

Duke bërë një krahasim mes Partisë demokratike dhe Partisë Socialistë, Xhaferi tha se qeveria mbushi me drogë Shqipërinë, kriminalizoi parlamentin, ndërsa Pd-ja denoncoi nga Brukseli në Uashington për kanabizimin vendit dhe dekriminalizoi parlamentin. "Edhe ministrin më të rëndësishëm të qeverisë që është ministri i brendshëm, PS-ja e zgjodhi nga familje mafioze',-deklaroi Xhaferraj.

 Xhaferri ishte i ashpër në autokritikën për funksionimin e degës së PD në Durrës dhe i drejtpërdrejtë me mbështetësit të cilëve u kërkoi që të dalin nga tulatja në përballjen me pushtetin kriminal siç e cilësojnë demokra

EMISIONET