Fejohet me 74-vjeçarin, 21-vjeçarja: Bëjmë seks çdo ditë

Fejohet me 74-vjeçarin, 21-vjeçarja: Bëjmë seks

Një vajzë 21-vjeçare është fejuar me një burrë 53 vite më të madh se vetja.

Por Milijana Bogdanovic, duke folur hapur për jetën e saj seksuale, thotë se bën seks çdo ditë me 74-vjeçarin.

Ajo shtoi se partneri i saj Milojko “Mikan” Bozic nuk ka nevojë të përdorë viagra.

Çifti nga Serbia i ka habitur të gjithë me marrëdhënien e tyre. Megjithëse Bozic iu nënshtrua një operacioni në zemër në dhjetor, kjo nuk i ka ndaluar të planifikojnë të ardhmen së bashku.

Ata po përgatiten për tu martuar më 7 shtator dhe shpresojnë të krijojnë një familje.

“Ne bëjmë seks çdo ditë dhe nuk më duket e çuditshme. Ai është si një djalë i ri kur bëhet fjala për seks dhe nuk ka nevojë për viagra,”-tha 21-vjeçarja. “Edhe pse nuk mund të flas shumë për meshkujt e rinj, pasi gjithmonë jam lidhur me burra më të vjetër se unë.”

Bogdanovic shtoi se ishte pamja e të moshuarit që e tërhoqi.

“Për vitet që ka duket i përsosur dhe nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. E njoh Mikan prej shumë vitesh dhe e ndihmova kur ishte sëmurë, kur lindi edhe dashuria jonë,”-shtoi ajo.

Bozic ka tre fëmijë të moshës 40, 35 dhe 30 vjeç, nga martesa e tij e parë dhe dy nipër e 13 dhe 11 vjeç.

Ai tha se marrëdhënia e tij me Bogdanovic kishte ardhur si një surprizë për të pasi kurrë nuk kishte pritur të gjente përsëri dashurinë në moshën e tij.

EMISIONET