Këngëtari i njohur, Flor Mumajesi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram ku ka zbuluar dorën e tij dhe të partneres me unazë.

Fotografinë e ka shoqëruar me një zemër, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Para pak kohësh u komentua se ka nisur romancën me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu por nuk dihet ende nëse është e fejuara e Florit.

/Ora News.tv/