Dëmet e shkaktuara në biznese e banesa duket se janë më të mëdha se 130 mln lekë. Ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi se për të  mbuluar të gjitha nevojat do të ketë rishikim të buxhetit të këtij viti duke bërë rialokim, sidomos në këtë zë. Ministrja  premtoi se fatura e plotë e dëmeve të shkaktuara do të jetë gati brenda javës.

Qeveria duket se ka gati faturat e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, u shpreh se fondi i emergjencës prej 130 mln lekësh është i pamjaftueshëm dhe për të plotësuar nevojat do të ketë një rishikim të buxhetit.

Anila Denaj: Fondi i Emergjencave Civile është një fond që nuk përballon dot dëme të kësaj madhësie. Është një fond 130 milion lekë, por sigurisht me akte normative do të kalojmë fonde shtesë për atë faturë që është e nevojshme. Rishikimet mund të bëhen dhe për zëra të tjerë, por në aspekt të dëmit të realizuar nga tërmeti do të ketë rialokim sipas evidencave të bëra me dije.

Ministrja e Financave deklaroi se të dhënat konkrete do të jenë gati brenda javës.

Anila Denaj: Besojmë që këtë javë do të kemi një draft paraprak dhe do të vendoset fillimi dhe përdorimi i fondeve.

Tërmeti 5.7 ballë që u shënua para një jave në Shqipëri shkaktoi dëme në banesa, por edhe në biznese.

/Ora News.tv/