Fatma dhe Aulona ishin të ftuara në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku treguan emocionet e para të puntatës së parë të emisionit “Thumb-On” transmetuar të RTV Ora. Emisioni u transmetua live prime time mbrëmjen e së dielës.

Si për të larguar syrin e keq, Aulona u rrëzua duke kërcyer.

“Nuk është kapur moment kur u rrëzova. Aty kuptova që jam me fat dhe Zoti më do, pasi isha me fustan të shkurtër” tregon duke qeshur Aulona.

Ndërsa Fatma nuk harron të falenderojë stafin dhe sigurisht nuk rri pa ngacmuar Aulonën: ‘Falenderoj regjisoren Ishelën dhe Ermirën që na ndihmuan të fusnim reklamat sepse ishte e pamundur të ngrihej si vinç”

Nuk lënë pa falenderuar sfatin e Ora News dhe drejtuesit e “Yldon Media Group”. 

 ”Jemi mirënjohës ndaj atyre që na dhanë një mundësi të madhe. Falenderoj presidentin Ylli Ndroqi,  bashkëshorten e tij Mimoz Ndroqi dhe drejtoreshën Mariam Ndroqi. Një nga kushtet tona ishte që emisioni të transmetohej live dhe prime time. Kur ne kemi propozuar live na thanë patjetër” thotë Fatma.

Ndërsa Aulona tregon dhe një detaje: Emisioni Live tregon kush ka këllqe të përballojë situata të caktuara që dalin jashtë kontrollit. Ne nuk donim më të na identifikojnë si vajzat e showbizit.”

 Dhe Fatma shton:  Dhe në emision kemi futur një rubrikë: “Ti mundesh” për të sjellë histori të njerëzve që pavarësisht vështirësive ia kanë dalë."

  Emisioni “Thumb-on” transmetohet live çdo të dielë ora 21:00 ne RTV Ora

Shikoni puntaten e pare te emisionit.




/Ora News.tv/