Fatkeqësitë natyrore, sigurimi mbetet ende në nivele të ulëta

Fatkeqësitë natyrore, sigurimi mbetet ende në nivele të

Sigurimi i shtëpive apo pronave në Shqipëri vijon të mbetet i ulët pavarësisht përmbytjeve që përfshijë vendin. Të dhënat e autoritetit të mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor ka pasur një ulje me 6.51 % të kontratave të sigurimit ndaj forcave të natyrës.

Pavarësisht  përsëritjes së përmbytjeve sigurimet e qytetarëve shqiptarë ndaj fatkeqësive natyrore vazhdojnë të mbeten të ulta. Sipas të dhënave të Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare sigurimet e pronës në Shqipëri zënë vetëm 18 % të totalit të portofolit. 

Ndërkohë për 10 muajt e parë të këtij viti ka pasur një ulje e numrit të kontratave në portofolin e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës me 6.51% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo situtatë lidhet me kulturën e ulët të qytetarëve për rëndësinë e sigurimeve por edhe pamundësinë financiare për të paguar tarifat.

Institucionet shtetërore u kanë bërë thirrje fermerëve që të sigurojnë të mbjellat dhe shtëpitë pasi në Shqipëri ka pothuajse çdo vit përmbytje por kjo nuk ka ndryshuar asgjë. Përtej kulturës së qytetarëve dhe pamundësisë ekonomike në këtë situatë ka ndikuar edhe besimi te kompanitë e sigurimeve, të cilat në shumë raste i vonojnë pagesën e dëmeve.

EMISIONET