Fati i 30 qershorit? Gjykata Kushtetuese vendos të kalojë në seancë ankimimin e opozitës

Fati i 30 qershorit? Gjykata Kushtetuese vendos të kalojë në

Kërkesa e opozitës për anulimin e zgjedhjeve lokale ka kaluar filtrin e parë të Gjykatës Kushtetuese. Treshja e gjyqtarëve ka vendosur që ankimi i depozituar nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kundër procesit të 30 qershorit të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

Fati i zgjedhjeve  të 30 qershorit, tashmë zyrtarisht është në duart e Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa e opozitës për anulimin e zgjedhjeve lokale ka kaluar filtrin e parë të Gjykatës Kushtetuese, ku treshja e gjyqtarëve ka vendosur që ankimi i depozituar nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, të  kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

Kjo çështje, e cila është në qendër të debatit dhe konfliktit politik, do të jetë pezull për sa kohë Ggjykata Kushtetuese nuk i ka numrat për tu mbledhur në seancë. 

Aktualisht Kushtetuesja funksionon vetëm me 4 anëtare dhe të vetmet vendime që mund të marrë janë ato për kalimin ose jo të çështjeve në seancë plenare.

Që kjo Gjykatë Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar  për çështjet e ankimuara duhet të ketë minimalisht 6 anëtarë. 

Teksa ka kalua 30 qershorin dhe ankimimin e presidentit Ilir Meta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar për në seancë,  gjykata Kushtetuese  ka rrëzuar 52 ankime të tjera.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit  u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese më 18 korrik nga kryebashkiakja  e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit.

Në ankimim thuhej se zgjedhjet janë antikushtetuese për faktin se kishte një dekret që i anulonte dhe  mungesa e kandidatëve alternativë në 31 bashki te vendit.

Ishin edhe amerikanët ata që kërkuan që 30 qershori të goditej në gjykatë Kushtetuese, dhe ky organ duhej të vendoste mbi ligjshmërinë  e tyre. 

EMISIONET