Familjet e prekura nga gjakmarrja, pritshmëri pozitive për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Familjet e prekura nga gjakmarrja, pritshmëri pozitive për zbatimin e

Reforma në Drejtësi ka ngjallur shpresë tek familjet e ngujuara për shkak të gjakmarrjes! Pritshmërinë se zbatimi i plotë i reformës do të sjellë ndryshimet e kërkuara prej vitesh në emër të familjeve të prekura nga fenomeni e ka përcjellë mësuesja Liljana Luani e cila prej vitesh shkon shtëpi më shtëpi në zonën e Shkodrës për të dhënë mësim për  fëmijët që vuajnë pasojat e ngujimit!

Zbatimi i reformës në drejtësi ka krijuar shpresë edhe tek familjet e ngujuara nga gjakmarrja. Pritshmërinë e familjeve të prekura nga fenomeni në Shkodër e ka përcjellë Liljana Luani, mësuesja që shkel shtëpi më shtëpi për tu dhënë fëmijëve bazat e arsimit

Liljana Luani: ”Që pasi të përfundojë reforma në drejtësi dhe gjykatës e prokurorë të korruptuar të gjejnë vendin atje ku janë, do të marrë zgjidhje ky problem sepse krimineli do të dënohet. Ai që mban familjen të ngujuar përsëri do të dënohet sepse normal bën vepër penale dhe njerëzit do jetojnë të lirë”.

Për tu dhënë gëzim 40 fëmijëve të ngujuar në Shkodër u bënë bashkë institucione shtetërore dhe organizma të tjerë që shpërndanë dhurata.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati pranoi se fenomeni i gjakmarrjes i ka plagët e thella në shoqëri, ndaj ai apeloi që të gjithë së bashku të punojmë për të zbujtur këtë plagë.

Ditmir Bushati: ”Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre, jemi krejt të vetëdijshëm që ky fenomen i ka plagët shumë të thella në shoqërinë tonë, është një apel për t’a zbutur sadopak këtë si fenomen”.

Ardian Çela, drejtor i OSHEE: “Kemi dhënë kontributin tone modest, në punësime apo në mbështetje financiare të ndryshme të projekteve që bën mësuese Liljana”.

Të gjihë anëtarët e kabinetit qeveritar qëndruan këtë të enjte pranë 28 institucioneve të përkujdesit social në të gjithë vendin duke festuar me shtesat në nevojë. 

EMISIONET