Kjo është familja Muceku në qytetit e Burrelit.

Familja prej katër anëtarësh jeton vetëm me 4800 lekë ndihmë ekonomike, ndërsa kryefamiljarët  Bashkimi e Vasilika  janë të papunë.

Përveç mungesës së të ardhurave, banesa në qoftë se mund të quhet e tille nuk është e tyre.

Për këtë godine e cila është tërësisht e shkatërruar ata paguajnë qira. Në kohë me shi gjithçka që bie jashtë futet edhe brenda.

Vasilika, thotë se 15 vitesh ajo jeton me frikën se banesa do t’i zërë Brenda, ndërsa meraku më i madh janë fëmijët.

“Unë nuk fle gjumë, se kam frikë se do të më shembet shtëpia, të paktën të shpëtojnë fëmijët.”

Vasilika iu bën apel shoqatave apo instancave shtetërore ta ndihmojnë, duke iu siguruar një banesë apo punë për të.

“Me 48 mijë lekë ndihmë që marr unë nuk mund të marr një shtëpi me qira.”

Djali i vogël i familjes, Aleksandro thotë se këto dy muaj nuk ka mundur të zhvillojë mësimin online pasi nuk ka pasur telefon me internet.

“Kam qejf që ta kem një telefon që të bëj detyrat.”

Kjo familje i ka sytë nga instancat shtetërore për t’iu ardhur sadopak në ndihmë e për të garantuar një jetesë normale.

 

/Ora News.tv/