Familja e Rita Orës feston fitoren e Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk gëzon simpatinë vetëm të qytetarëve të Kosovës, të cilët sic thonë rezultatet paraprake, i kanë dhënë mandatin për të krijuar qeverinë e re.

Nga Londra, prindërit e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, e kanë shfaqur hapur lumturinë për fitoren e Albin Kurtit.

Nëna e Ritës, Vera Ora, postoi një foto të saj me bashkëshortin, Besnikun, ku janë të qeshur e të përqafuar.

Këtë fotografi e shoqëroi me shkrimin “VV” dhe dy zemra në ngjyrat kuq e zi.


EMISIONET