Rreth një viti pas prezantimit të Internet.org që ka si qëllim të ketë web të aksesueshëm në vendet e varfëra, Facebook lançon një aplikacion që lejon qasje të lirë në Internet në popullin e Zambia. Aplikacioni ju lejon të lidheni me faqet specifike të "interesit publik" të cilat japin informacion mbi shëndetin dhe punën, si dhe në rrjetin social. Internet.org u lançua nga kompania e Mark Zuckerberg në bashkëpunim me gjashtë kompani, duke përfshirë Samsung dhe Nokia. Aplikacioni i cili u lançua këto ditë, në bashkëpunim me operatorin Airtel, është quajtur Internet.org dhe shfaq faqet e lajmeve, shëndetit, punës dhe motit, së bashku me Wikipedian dhe Facebook. Aplikacioni është i disponueshëm për smartfonët me sistem operativ Android, por shërbimi është i aksesueshëm edhe në aplikacionin e Facebook në faqen Internet.org. Nga 2010 e deri më sot, me iniciativën "Facebook Zero", rrjeti social ka lidhur partneritet me mbi 150 operatorë mobile për të ofruar një akses falas në faqen e saj, por kjo është hera e parë që i jepet mundësia që të navigoj dhe në faqet e tjera. /o.b/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

/Ora News.tv/