Facebook u përfshi në një skandal të madh ku u zbulua se janë marrë të dhënat e mijëra përdoruesve nga shoqëria Cambrige Analytica.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur cështjen, Facebook deklaroi se për 5 vite ka mbledhur telefonatat dhe mesazhet e përdoruesve të celularëve Android.

Thuhet se kjo gjë ka ndodhur me lejen e tyre pasi lejuan që Facebook të mbledhë të dhënat e telefonisë celulare, duke bërë që kompania të importojë kontaktet në aplikacionet e lidhura me to.

Por është zbuluar se shumë përdorues nuk e dinin që po regjistroheshin të dhënat e telefonit dhe jo vetëm kontaktet për të bërë lidhjen me Messenger ose Facebook Lite.

Ekziston një mënyrë që gjithcka të marrë fund. Kritikuesit e mediave sociale kanë treguar se të gjithë personat që duan ta largojnë këtë gjë, mjafton të caktivizojnë cilësimet dhe cdo gjë përfshirë telefonatat dhe mesazhet do të fshihen automatikisht.

"Nëse ju nuk doni që të vazhdoni të shpërndani informacion, mund ta caktivizoni këtë opsion në cilësimet tuaja. Gjithashtu mund të fikni thirrjet dhe mesazhet e ardhshme ndërkohë që do keni të aktivizuar listën e kontakteve", thuhet në njoftimin e Facebook.

/Ora News.tv/