Ndeshja e polemikave mes Napolit dhe Atalantës u mbyll me rezultatin 2-2. 

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitit ia doli të merrte një barazim të vlefshëm që e mbanë ekipin e tij në vendin e 3-të në Serie A. 26-vjeçari ishte në fushë për 64 minuta. Në përshkrimin e ndeshjes së Gjimshitit, Eurosport e ka vlerësuar 26-vjeçarin me notën 5.5. Një vlersim i ulët që tregon se futbollisti kuqezi ka vuajtur në "San Paolo".

“Gjimshiti ndihmohet pak nga shokët e skuadrës, megjithatë gabon në markim, duke lënë shpeshherë të vetëm Milik”, përshkruhej paraqitja e Gjimshitit.

/Ora News.tv/