Spektakolare kanë rezultuar takimet e 5-ta në fazën e grupeve të Europa League.

Milan ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-2 modestët e Dudelange, duke hedhur një hap të sigurt drejt raundit tjetër. Të besuarit e Gennaro Gattusos përfituan dhe nga fati që 2 nga golat e shënuar erdhën në formën e autogolit. Cutrone zhbllokoi sfidën ndërsa reagimi i luksenburgasve ishte i befasishëm, me Stolz dhe Turpel që përmbysën gjithçka brenda pak minutave. Megjithatë në fraksionin e dytë, Calhanoglu, Borini dhe autogolat e Stelvio e Schnell i dhanë 3 pikë mjaft të vyera kuqezinjve, që ngjiten në vendin e 2-të në Grupin F me 10 pikë.


Në raundin tjetër kaloi dhe Betis, me spanjollët që fituan në shtëpi 1-0 ndaj Dudelange, triumf që i ngjit në vendin e  parë me 11 pikë.



Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:



/Ora News.tv/