Kosovës nuk i ka mjaftuar dëshira, duke pësuar një humbje të thellë 4-0 ndaj Anglisë.

Të besuarit e Bernard Challandes e mbyllin në mënyrë të turpshme raundin kualifikues të Euro 2020, ku pas një starti fenomenal pësojnë dy humbje radhazi. Disfatë që i kushtoi edhe eliminimin. Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në "Fadil Vokrri", Kosova nuk i bëri ballë aksioneve të "Tre Luanëve", duke pësuar plot 4 herë.

Fillimisht, Ëinks zhbllokoi shifrat, teksa më pas shënuan me radhë, Rashford, Kane dhe Mount. Kjo ishte humbje e tretë e Kosovës në 8 ndeshje, prej të cilave grumbulloi 11 pikë.

Kjo performancë i klasifikoi në vendin e tretë "dardanët", të cilët pozicionohen pas krahëve të Anglisë me 21 pikë dhe Çekisë me 15 pikë, me dy kombëtaret të cilat prenë tashmë një biletë për në Europianin e vitit 2020.









/Ora News.tv/