Është vetëm dy javësh, Kim dhe Kanye krijojnë markë me emrin e fëmijës së katërt
Para dy javësh, Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt me një djalë, të cilin e quajtën Psalm.
Njësoj si me fëmijët e tyre, cifti ka nisur përgatitjet që ta kthejë emrin e vogëlushit në një markë.
Sipas TMZ, Kim dhe Kanye kanë plotësuar dokumentat për markën që do mbajë emrin e Psalm, i cili do të ketë produkte të ndryshme për flokën, lëkurën dhe objekte të tjera.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me emrat e North, Chicago dhe Saint, por ende nuk kanë publikuar dicka pasi mendojnë se duhen edhe disa vite punë.
Në dokumente zbulohet se për lindjen e Psalm u kujdes Dr. Paul Crane, i njëjti doktor që solli në jetë edhe 3 fëmijët e tjerë të familjes West.