Është pro prishjes së teatrit, Albano Bogdo: Vlerat e komunistëve që fusnin në burg Kadri Roshin për një rol

Është pro prishjes së teatrit, Albano Bogdo: Vlerat e

Albano Bogdo ka dalë pro prishes së teatrit të vjetër dhe të ndërtohet një i ri. Ai është shprehur se 96% e njerëzve aty janë të paaftë nga ana profesionale dhe se ky teatër sjell vetëm humbje.

I ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, Albano ka folur për qëndrimin e tij për këtë çështje.

Albano Bogdo: Po jam pro prishjes së teatrit. Kam thënë është i vjetër. Gjithë bota i ka teatrot spektakolare. Ai gazetari që po më pyeste tha po gjithë ato vlera? Kush i thashë ata plehrat komunistë që kishin shansin të dilnin në skenë sepse spiunonin Kadri Roshin dhe e dërgonin Kadri Roshin tek llullat, 6 muaj e dënonin për të marrë komunistat rolin kryesorë? Cilat vlera do ruaj teatrin? 

Fatma Haxhialiu: Ca përqind e atyre që ne ndoshta i adhurojmë mendon se janë këta plehra komuniste?

Albano Bogdo: Ata që adhuron ti, se di po bëhen 4 ose 5.

Emër i madh është edhe Mozziki në muzikë, nuk do të thotë ti adhurojmë pas 30 vitesh dhe të ruajmë një lokal ku kanë kënduar këta se kanë kënduar këta. 

Me Jul Dedën jemi shokë të ngushtë dhe kolegë. Kemi opinione të ndryshme dhe thjesht nuk i diskutojmë për të eleminuar këto katastrofat, bombat atomike këto lëniet e punës. Nuk zihemi asnjëherë. Kam bindje komplet të kundërta nga të tijat. Kur ke bindjet teskajshëm të kundërta dhe je shok atëherë e kupton se shoqëeria është e vërtetë.  Ke harmoni dhe shkëlqen në skenë”, shprehet aktori.




EMISIONET