A është gati kryetari i PD-së të shkojë në prokurori në lidhje me akuzat për lobimin rus?

Nga Oblika ku ndodhej për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve, kreu i PD-së deklaroi: "Unë mendoj se kur flasim për përmbytjen e fatet e njerëzve të përqëndrohemi këtu. Të tjerat i kam dhënë shpjegimet dhe qartësimet. Shqiptarët e kuptojnë mirë se për çfarë bëhet fjalë.

 PD thotë se akuzat ngrihen për të tërhequr vëmendjen nga ngarkesa me kokainë që u kap në Maminas më 27 shkurt 2018. Një shkrim i botuar në revistën amerikane “Mother Jones” pak ditë më parë ngriti dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. Por kjo hidhet poshtë nga PD.


/Ora News.tv/