Eriksen del në ankand, gjiganti Europian hap thesin

Eriksen del në ankand, gjiganti Europian hap thesin

Christian Eriksen do të largohet nga Tottenham dhe po përballet me një zgjedhje përfundimtare mes Real Madridit dhe Manchester United.

Danezi do të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecuar. "Daily Express "shkruan se presidenti i Tottenham, Daniel Levy mund të jetë i gatshëm ta shesë Eriksen për 100 milionë euro këtë vit, në vend që të rrezikojë ta humbasë pa fituar asgjë në verën e 2020.

Marrëdhëniet e dobëta Spurs-United do të thotë se Real Madridi mbetet destinacioni numër një. Dhe për më tepër Eriksen shikon me interes "Los Blancos". Por United dhe Real nuk janë klubet e vetme të interesuara për Eriksen. Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka ndjekur nga afër lojtarin gjatë javëve të fundit.

Gjithsesi "Gjelat" preferojnë ta shohin 27-vjeçarin të transferohet në Bernabeu, pasi marrëdhëniet e tyre me United janë tensionuar që kur Dimitar Berbatov u largua nga "Ëhite Hart Lane" për në "Old Trafford" në një marrëveshje prej 26 milion euro në 2008.

Kjo është një situatë që Madridi ka përfituar edhe më parë, pasi ka afruar Luka Modric dhe Gareth Bale nga Spurs përballë interesit të Man United në vitin 2012 dhe 2013 respektivisht.

Për më tepër, klubi i Londrës së Veriut gjithashtu i frenoi një lëvizje potenciale Eric Dier tek Djajtë e Kuq në 2017, duke detyruar United të nënshkruante me Nemanja Matic nga Chelsea.

EMISIONET