Erdogan: Valë e re refugjatësh, nuk e përballojmë dot

Erdogan: Valë e re refugjatësh, nuk e përballojmë dot

Mijëra sirianë që po largohen prej muajit nëntor nga konfliktet shpresojnë të gjejnë një strehë në Turqi. Presidenti turk Erdogan thotë se situata po bëhet e papërballueshme duke ditur se vendi tani strehon rreth 3,7 milionë refugjatë të tjerë, ndaj i ka kërkuar ndihmë komunitetit ndërkombëtar.

Turqia nuk mund ta përballojë një valë të re refugjatësh nga Siria, ndaj ka kërkuar ndihmën e vendeve europiane.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të dielën se rreth 80 mijë emigrantë po tentojnë të mbërrijnë në Turqi për t'i shpëtuar bombardimeve ruse dhe siriane në provincën veriperëndimore e Idlibit.

"Nëse nuk ndalet dhuna ndaj banorëve të Idlibit, ky numër do të rritet edhe më shumë. Në atë rast, Turqia nuk ka për ta mbajtur e vetme këtë peshë. Pasojat negative të presionit ndaj nesh do i ndjejnë të gjitha shtetet europiane, sidomos Greqia," deklaroi Erdogan.

Ankaraja aktualisht strehon rreth 3,7 milionë sirianë apo numrin më të madh të refugjatëve në botë.

3 milionë të tjerë jetojnë ende në provicën e Idlibit, rajoni i fundit sirian që kontrollohet nga luftëtarët rebelë dhe xhihadistët e rreshtuar kundër presidentit Bashar al-Asad.

Turqia synon që refugjatët që po strehon në vend të kthehen në një të ashtuquajtur zonë të sigurt të Sirisë verilindore, e cila iu mor forcave kurde pas një ofensive në muajin tetor.

Presidenti Erdoan ka bërë thirrje që plani për refugjatët të përkrahet gjerësisht, përndryshe do të detyrohet të hapë portat dhe të lëshojë qindra mijë sirianë në kufijtë e Europës.

EMISIONET