Erdogan: Nuk ka kthim prapa në marrëveshjen e raketave me Rusinë

Erdogan: Nuk ka kthim prapa në marrëveshjen e raketave me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia nuk do të marrë asnjë hap prapa nga marrëveshja raketore S-400 me Rusinë.

“Ka një marrëveshje. Ne jemi të vendosur. Nuk është në konsideratë për të marrë hap prapa" u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll.

Në vitin 2017, Turqia vendosi të blejë sistemin S-400 pas përpjekjeve të zgjatura pa sukses për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore nga SHBA.

Megjithatë, zyrtarët e SHBA-ve kanë këshilluar Turqinë për të blerë sistemin e raketave Patriot në vend të atij S-400 nga Moska, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Turqia është përgjigjur se refuzimi i SHBA-ve për të shitur ato Patriot ishte shkaku që e detyruan Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë transferimet e teknologjisë.

“Ne mund të marrin hap për Patriotët, nëse ka një ofertë pozitive siç bëri Rusia”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë pozitive nga ana e SHBA-ve.

EMISIONET