Erdogan i "shtrin" dorën Shqipërisë: Duam kreun e grupit H

Erdogan i "shtrin" dorën Shqipërisë: Duam kreun e

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H kualifikues, aty ku bën pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Dy kombëtaret qëndrojnë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë, me 22 dhe 20 pikë. E kur ka mbetur edhe 90 minutëshi i fundit për tu luajtur, si Franca ashtu edhe Turqia do të synojnë që ta mbyllin grupin H në krye.

Objektiv që kampionët në fuqi të Botës, Franca do ta tentojë përballë Shqipërisë në "Air Albania Stadium" më 17 nëntor, ndërkohë që Turqia kërkon maksimumin ndaj Andorrës. Diçka të cilën e ka kërkuar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili pas kualifikimit në Europian është ndalur për mediat vendase duke deklaruar:

"Përgëzoj trajnerin tonë, Senol Gunes, stafin teknik dhe lojtarët tanë si dhe Federatën e Futbollit Turk.  Ndeshja jonë e rradhës do të jetë kundër Andorrës. Ne gjithashtu jemi duke garuar kundër Francës për kreun e grupit H," përfundoi Erdogan.

Fjalë që nënkuptojnë që Erdogan kërkon edhe një dhuratë nga Shqipëria. Në rast se kuqezinjtë marrin një rezultat pozitiv përballë Francës dhe Turqia merr tre pikët ndaj Andorrës, do të ishte Turqia ajo që fiton grupin H kualifikues me 23 pikë.

EMISIONET