Sekretari i Përgjithshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar falje Turqisë të premten (17 nëntor) pasi  emri i themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, dhe presidenti aktual Erdogan ndodhen në listën e armiqve në posterin e shpalur gjatë një stërvitjeje ushtarake në Norvegji.

"Incidenti është rezultat i një aksioni individual dhe nuk reflekton qëndrimin e NATO-s" tha Stoltenberg.

Personi që shkaktoi incidentin nuk ishte punonjës i NATO-s, por një kontraktues civil i dërguar nga Norvegjia.

Ai është përjashtuar menjëherë nga stërvitja dhe i takon Norvegjisë të ndërmarrë masa disiplinore thuhet në deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg.

Po të premten Erdogan urdhëroi trupën prej 40 ushtarësh turq që merrnin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Stavanger të Norvegjisë të tërhiqeshin.

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë nuk pranoi të komentonte incidentin.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës dhe ka një peshë të madhe gjeopolitike pasi ndan kufijtë me Sirinë, Irakun dhe Iranin.

/Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/