Erdogan bombardon kurdët në veri të Sirisë

Erdogan bombardon kurdët në veri të Sirisë

Forcat turke kanë nisur sulmet ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde pranë kufirit të Sirisë me Irakun, vetëm disa orë pasi SHBA-të njoftuan se do të tërhiqeshin nga rajoni.

Sulmet ajrore kishin objektiv pozicionete Forcave Demokratike Kurde dhe Siriane (SDF) në provincën al-Hasakah në veri-lindje të Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve SANA, e cila fillimisht raportoi se nuk kishte viktima nga sulmet.

Avionët turq raportuan se sulmuan selinë e SDF në provincën Hasakah, sipas transmetuesit saudit al-Ikhbariya.

Raporte të tjera sugjerojnë se Turqia kishte në shënjestër milicinë kurde të YPG, të cilën Ankaraja e shikon si një grup terrorist dhe që është pjesë e SDF.





EMISIONET