Energjia e rinovueshme, Balluku trajtim preferencial për disa kompani

Energjia e rinovueshme, Balluku trajtim preferencial për disa kompani

Ministrja, Belinda Balluku, ka përzgjedhur në mënyrë preferenciale operatorët të cilët kanë kërkuar leje për ndërtimin e impianteve fotovoltaik. Edhe pse nga Ministria ende nuk ka bërë gati kuadrin ligjor për këtë sektor, ka pranuar disa aplikime duke shkelur veprimtarinë e administratës publike dhe të barazisë juridike.

Prodhimi i energjisë së rinovueshme është transformuar në një garë të padrejtë dhe preferenciale nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ditët e fundit në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është publikuar njoftimi për pranimin e aplikimit të bërë nga  një shoqëri për ndërtimin e një impjanti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike, në zonën Kuçovë, të Qarkut Berat.

Pranimi i këtij aplikimi dhe publikimi i tij për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës për dhënien e autorizimit për ndërtim nga ana e MIE, sipas operatorëve të këtij sektori është një trajtim abuziv dhe preferencial, pasi shkel parimet bazë të veprimtarisë së administratës publike, të barazisë juridike të palëve dhe të mosdiskriminimit të tyre.

Operatorët sqarojnë se nuk mund të jepen leje në një kohë kur Ministria ende nuk ka hartuar kuadrin nënligjor të nevojshëm dhe nuk janë përcaktuar procedurat se si do të trajtohen aplikimet për ndërtimin e impjanteve fotovoltaike përsa i takon kapaciteteve të mbetura për prodhimin e energjisë, bazuar ne Planin Kombëtar të Burimeve të Rinovueshme, procedohet me marrjen në shqyrtim të aplikimeve të veçanta, në kushte preferenciale dhe abuzive, pa bërë publike praktikën ligjore se si do të trajtohen këto lloj praktikash në vijim. 

Por cila është situata ligjore e këtyre aplikimeve në këto dy vite?

Me daljen e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 179, datë 28.3.2018, në të cilin është parashikuar ndërtimi i impjanteve fotovoltaike me një fuqi totale të instaluar deri në 120 MW, pati një interes shumë të madh nga ana e biznesese të ndryshëm ndërtimi i impianteve gjeneruese nga burimet e rinovueshme diellore.

Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, u paraqiten një numër i konsiderueshëm aplikimesh për ndërtimin e këtyre impjanteve fotovoltaike deri në 2 MË, të cilët arrinin në rreth 100 aplikime.

MIE në nëntor të vitit 2018, duke analizuar kuadrin ligjor ekzistues për ndërtimin e kapaciteteve të reja, konkretisht VKM nr. 822, date 7.10.2015, si praktika e vetme e aplikueshme për dhënien e autorizimit paraprak dhe përfundimtar, konstatoi që ky kuadër nënligjor, nuk mund të aplikohet në këto raste, pasi kapacitetet në dispozicion për dhënien e autorizimeve, bazuar në VKM e sipercituar, ishin më të vogla sesa kërkesat e paraqitura nga subjekte të ndryshëm të rregjistruara, duke tejkaluar kështu kapacitetin maksimal të miratuar tashmë prej 120 MW.

Në këto kushte, të gjitha aplikimet, u pezulluan nga Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë me urdhërin nr. 774, date 5.11.2018, urdhër i cili pezulloi shqyrtimin e aplikimeve për subjektet që nuk kishin marre miratim paraprak, deri në hartimin dhe miratimin e një kuadri të ri rregullator të nevojshëm për përcaktimin e rregullave të miratimit të ndërtimit të centraleve të vegjël fotovoltaike.

EMISIONET