Eneda Tarifa flet pas zhurmave: Kënga ime do fitonte dhe pa tërmetin

Eneda Tarifa flet pas zhurmave: Kënga ime do fitonte dhe pa tërmetin

Pas fitores së Enedës në “Këngën Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën” dolën shumë polemika. Dolën fjalë që nëse nuk do kishte ndodhur tërmeti, Eneda nuk do fitonte.

Eneda Tarifa është shprehur në “Tempora” në RTV Ora se polemika ndodhin gjithmonë dhe nuk mendon se e ka ndihmuar ngjarja e 26 nëntorit në fitoren e saj në “Këngën Magjike”, përkundrazi kjo e ka penalizuar brenda në konkurrsin midis artistave.

“Unë mendoj që edhe sikur mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe dhe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi një këngë. Mendoj që kjo këngë kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukur të “Këngës Magjike”, mendoj se do ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmetit”.

Përsa i përket zhurmave të shkaktuar një grup të rinjsh që thërrisnin emrin e Fifit në sallë në momëntin që do shpalleshe fituesi, ajo shprehet se ishin thjesht tifoza.

“Ishin një grup të rinjsh të stacionuar në një vend të caktuar, kjo është tifozëri. Ndërsa përsa i përket zhurmave që janë shkaktuar midis këngëtarëve të tjerë, unë di të them që çmimet i kam dhe kupat i kam. Në fund të fundit janë një dekor në shtëpinë time. Kënga është ajo që mbetet gjithsesi me kup apo ka kupë, prandaj kjo më lumturon”.

EMISIONET