Emocionuese/ I propozon të dashurës në shtratin e spitalit para se të vdiste nga kanceri

Rosie Rechichi ishte në krah të dashurit të saj Michael Oëens kur vdiq nga një formë agresive e leuçemisë, vetëm pesë ditë pasi u diagnostikua.

23-vjeçari nga Adelaide kishte dhimbje në qafë kur doktorët zbuluar se ishte në fazt e fundit të Leuçemisë akute mieloide (AML).

Dhe Rosie nuk do ti harrojë kurrë fjalët e tij të fundit: "Filluam të flisnim për ne dhe të ardhmen tonë së bashku dhe ai ishte i bindur se do të bëhej më mirë për këtë arsye. Më kërkoi të martohesha me të dhe i thashë po pa asnjë hezitim."

Ndërsa shpehet se ishte e vështirë për të që marrëdhënia e tyre të përfundonte.

"Ne e dinim që marrëdhënies tonë do i vinte fundit dhe mendoj që kjo ishte gjëja më e vështirë për mua që të pranoja."

Mjekët në Spitalin Royal Adelaide në Australinë e Jugut fillimisht ishin të shqetësuar se ai kishte pneumoni, si dhe kancer të gjakut, kështu që vendosën ta vendosnin në gjumë para se të fillonte trajtimin e kimioterapisë të hënën.

Ata donin të siguroheshin që ai ishte aq i qetë sa të ishte e mundur për të luftuar të dy sëmundjet.

Por nuk bëhej fjalë për një infeksion në gjoks. Kanceri i Michael ishte përhapur përgjatë gjoksit duke e bërë të vështirë për të që të merrte frymë. Ndaj ai nuk arriti që t'ia dilte të mbijetonte.

EMISIONET