Në Itali jetojnë rreth 442 mijë emigrantë të rregullt shqiptarë, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në numër të ekstrakomunitarëve të përfshirë në tregun e punës në Itali dhe në vend të dytë ndër komunitetet e huaja pas emigrantëve rumunë.

Ministria Italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar Raportin vjetor "Të huajt në tregun e punës në Itali", i cili vërteton se emigrantët shqiptarë rezidentë në Itali janë ndër komunitetet më të rëndësishëm të sistemit të punës, megjithëse numri i tyre ka pësuar një rënie për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësi italiane.

Sipas Raportit të Ministrisë së Punës, deri në fund të vitit 2017 janë 167.478 emigrantë shqiptarë të punësuar, të cilët renditet në vend të parë ndër komuntitetet ekstrakomunitare.

Sektorët kryesorë ku ata punojnë janë sektori i ndërtimit, bujqësia dhe shërbimet, ndërkohë shtrirja e tyre është përqëndruar kryesisht në provincat e qyteteve të Milanos, Romë, Genova, Rimini, Firenze etj.

Një sektor i rëndëësishëm i punësimit të emigrantëve shqiptarë është ai i artizanatit. Në fund të 2017 numërohen rreth 128.429 artizanë ekstrakomunitarë në Itali, e shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh në numër, duke u renditur në vend të parë me 25,1% të numrit të tyre, të ndjekur nga kinezët me 14.1%  dhe marokenët me 10.5 %.

Gjithashtu gjithnjë e në rritje është numri i sipërmarrësve emigrantë shqiptarë në Itali. Deri në fund të 2017 numërohen 31 773 sipëramrrës shqiptarë, 28 302 meshkuj e 3471 femra, ndër 293 568 që është numri i përgjithshëm i sipërmarrësve ekstrakomunitarë në Itali.

Raporti i Minsitrisë italiane përcjell dhe të dhënat mbi akisdentet në vendin e punës. 23 shqiptarë kanë mbetur viktimë në punë, ndër të cilët 3 janë femra. Deri në fund të 2016 janë 8988 shqiptarë, ndër të cilët 7005 meshkuj e 1983 femra që kanë denoncuar një aksident të pësuar në vendin e punës.

Duke iu referuar nivelit të papunësisë, rreth 17.1 % e emigrantëve shqiptarë rezultojnë të papunë, ku përqindja më e lartë e papunësisë është tek femrat që shkon në 24 %.

Lidhur me fluksin e emigrantëve të rinj shqiptarë drejt Italisë sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 17 517 shqiptarë që kanë hyrë në Itali deri në fund të vitit 2016, ku 7.2 % e e të cilëve për motive pune, 68.9% për motive familjare dhe  mbi 23 % për motive të tjera.

/Ora News.tv/