Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiteni i Arsenalit.

Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i "topçinjve", Unai Emery, i cili ka vendosur të penalizojë mesfushorin kosovar pas revoltës së treguar në ndeshjen ndaj Cardiff City.

27 vjeçari nuk e mbajtën nervat pas akuzave të shumta nga tifozët e londinezëve, që kërkojnë prej tij dhe skuadrës personalitet më të madh në lojë.

Mungesa e respektit ndaj lojës ka sjellë mungesën edhe të rezultateve, me Arsenalin që ka grumbulluar vetëm 17 pikë në 11 javë kampionat.



/Ora News.tv/